Ukrainë, protesta në Kiev kundër presidentit Poroshenko

18/02/2018 23:08

Mijëra protestues janë mbledhur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke kërkuar largimin e presidentit Petro Poroshenko nga detyra.

Marshi i sotëm është thirrur nga ish-presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, i cili është dëbuar nga Ukraina më 12 shkurt.

Saakashavili ka kërkuar largimin e Poroshenkos në kuadër të fushatës së tij kundër korrupsionit.

Zyrtarët kanë vlerësuar se 2,500 persona kanë marrë pjesë në protestat në Kiev, derisa 3,000 forca policore kanë qenë në detyrë.

Agjencia e lajmeve, AFP, ka vlerësuar se pjesë e protesës kanë qenë 10,000 persona.

Protesta ka pasur edhe në qytete të tjera në perëndim dhe qendër të Ukrainës.

Poroshenko pati ftuar Saakashvilin për të shërbyer si guverantor i rajonit Odesa më 2015, mirëpo ky i fundit ishte dorëhequr, duke bërë ankesa për korrupsion masiv nën udhëheqjen e Poroshenkos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA