“Në Rusi po gajasen me ne”. Trump komenton hetimet për ndërhyrje në zgjedhje

18/02/2018 17:57

Presidenti Dondald Trump tha se rusët po gajasen në Moskë për mënyrën se si Uashingtoni manaxhoi hetimin për Rusinë, pas akuzave të Departamenti të Drejtësisë ndaj disa shtetasve rusë për ndërhyje në zgjedhjet e 2016-s.

“Nëse ishte qëllimi i Rusisë të krijontë mosmarrvëshje, pengesa dhe kaos brenda SHBA, atëherë me gjithë seancat dëgjimore, hetime dhe urrejtjen partiake, ia doli përtej ëndrrave të saj. Në Moskë po gajasen! Bëhu e zgjuar Amerikë”, shkroi Trump në Twitter.

Presidenti e ka cilësuar disa herë hetimin për bashkëpunimin e mundshëm të fushatës së tij me rusinë një mashtrim, por ai u përpoq të sqaronte sërish qëndrimin e tij. Trump tha se kurrë nuk ka shfajësuar Rusinë, por shtoi së fajtor mund të jetë kushdo vend tjetër, apo ndonjë haker.

Sipas Presidentit, mashtrimi i vërtetë rus ishte se po i bën njerëzit të besojnë se gjatë fushatës së tij bashkëpunoi me rusët, diçka aspak e vërtetë.

Ndërhyrja e dyshuar ruse në zgjedhje, veçse nga Trump mohohet me forcë edhe nga Kremlini. Megjithatë shumë amerikanë akuzojnë Presidentin se i besoi mohimit të Vladirmit Putin dhe jo fjalës së agjencive amerikane të inteligjencës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA