KESH fiton 8 milionë euro. Gjysma e prodhimit nga HEC-i shitet për eksport

18/02/2018 09:49

Situata e mirë hidrike po përmirëson financat e Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare, e cila po eksporton në nivele të larta.

Prodhimi ditor këtë periudhë është 28 milionë kilovat/orë energji, nga të cilat 12 milionë shkojnë për eskporte, ndërsa 16 milionë për konsumin vendas.

8 milionë euro pritet të jenë shitjet e energjisë nga KESH në tregun e parregulluar për muajin shkurt. Ndërkohë prodhimi i lartë në kaskadën e Drinit po lehtëson edhe financat e kompanisë tjetër të sektorit energjitik, OSHEE, e cila po blen energji nga KESH me çmime të lira.

Niveli i liqenit të Fierzës është mbi 292 metra, katër metra larg kuotës maksimale. Ndërkohë në nivele të larta prodhimi janë dhe hidrocentralet private. Rreth 11 milionë kilovat/ore energji prodhohen çdo ditë prej tyre.

E gjithë sasia e energjisë e gjeneruar nga kaskada e Drinit dhe HEC-et private ka kapur kuoten e 40 milionë kilovat/ orëve në ditë, kapacitete këto që po menaxhohen nga OST.

Vitin e kaluar Shqipëria harxhoi mbi 200 milionë euro për të blerë energji nga importi me çmime të kripura, duke rënduar veçanërisht financat e OSHEE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA