Rafinha, Inter kërkon blerjen përfundimtare

17/02/2018 13:04

Inter dëshiron që të blejë përfundimisht mesfushorin brazilian, Rafinha që u bashkua me ziklatrit me formulën e huazimit në muajin janar.

Siç shkruan ‘Mundo Deportivo’, Inter po përgatit terrenin që braziliani të kalojë me titull përfundimtar në skuadrën e milaneze në muajin qershor, kur Inter duhet të diskutojë marëveshjen e nisur me formulën e huazimit. Sipas kësaj marrëveshje Inter duhet të derdhë në arkën e Barcelonës 35 milionë euro, si edhe 3 të tjera në formën e bonusit për rezultatet.

Braziliani, edhe pse për momentin nuk ka fituar vendin në formacion, për shkak të formës së tij jot ë mirë fizike, duket se preferohet nga trajneri Spalleti, që nga ana e tij është i bindur të përfundojë shitjen të një prej Kondgobia, Brozovic dhe Joao Mario.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA