Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca shumë toksike Në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë që po zhvillohet në Mynih, kryediplomati gjerman Sigmar Gabriel tha se bota është në buzë të humnerës dhe se retë e rrezikut janë shpërndarë kudo.
“Besueshmëria e përgjegjshmëria janë bërë virtyte të rralla në politikën ndërkombëtare. Ne nuk jemi më të sigurtë nëse e njohim Amerikën tonë”, tha Gabriel.
Gjithashtu, një raport i ri për sigurinë i titulluar “Deri në humnerë – dhe prapa kthehu?” konstaton një rritje të pasigurisë. Në parathënien e tij kryetari i konferencës së Mynihut Wolfgang Ischinger shkruan se vitin e kaluar bota ka qenë shumë më pranë konfliketeve të rënda të armatosura.
Ischinger u referohet raporteve të rrezikshme mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, rivalitetit në rritje midis Arabisë Saudite dhe Iranit e tensioneve të larta midis NATO-s dhe Rusisë në Evropë.
Në raport thuhet se SHBA-ja po tërhiqet nga roli i udhëheqësit. Ajo tregon pak interes në ndërtimin e institucioneve rajonale apo globale që vendosin rregulla për formësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Eksperti i politikës së jashtme amerikane, G. John Ikenus citohet të thotë kombi më i fuqishëm në botë ka filluar të sabotojë rendin që ka krijuar vetë.
Top Channel