Denveri mposhti Milwaukeen në mbrëmjen e radhës në NBA, me rezultatin 134-123, ku protagonistë u bënë Nikola Jokiç dhe Antetokunmpo.
Milwaukee u rezistoi “Nuggets”-ave deri në fillimin e periodës së dytë, më pas Denveri mori frerët e lojës në duar, madje arriti të krijojë edhe një diferencë prej 23 pikësh në fillimin e 12-minutëshit të fundit.
Jokiç ishte i papërmbajtshëm për Denverin, duke regjistruar një bilanc me 30 pikë, 15 topa në tabelë e 17 asiste. Shkëlqyer u paraqit edhe greku Antetonkunmpo, me 36 pikë, 11 topa në tabelë e 13 asiste.
Minnesota ishte në gjendje që të shfaqte të gjitha limitet e LA Lakers, të cilën e mposhti 119-111. Në “Target Center” në Minneapolis, skuadra kaliforniane e mbylli periodën e parë me një avantazh prej 5 pikësh, ndërkohë që në periodat e dytë dhe të tretë, në dy raste arriti të krijojë një avantazh prej 15 dhe 10 pikësh.
Por në të dyja rastet, Minnesota arriti të kthejë “Lakers”-at me këmbë në tokë, me “Timberwolves”-at që patën si një armë të tyre për këtë ndeshje pikët nga vija e gjuajtjeve të lira. Për Minnesotën, Gibson me 28 pikë dhe Jimmy Butler me 24 ishin më të mirët në parket.
Top Channel