Në konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut besimi sanksionohet si një e drejtë personale dhe si e tillë, çdo person ka të drejtë të zgjedhë të besojë në njërën, tjetrën fe, apo të mos besojë fare.
Por, edhe pse kjo e drejtë në pjesën më të madhe të vendeve të botës respektohet, ka disa vende ku të mos besosh në asnjë fe është një krim i rëndë.
Në vende të tilla, jo vetëm që të jesh ateist nuk lejohet, por është edhe një krim që ndëshkohet deri me ndëshkimin maksimal; vdekjen.
“The Independent” ka renditur 13 shtete ku ateizmi është një krim i tillë dhe që të gjitha në Afrikë ose Azi.
1. Afganistan
2. Iran
3. Malajzia
4. Maldive
5. Mauritania
6. Nigeria
7. Pakistani
8. Katari
9. Arabia Saudite
10. Somalia
11. Sudani
12. Emiratet e Bashkuara Arabe
13. Jemeni
Top Channel