Trëndafila, arushë pellushi dhe tullumbace në formë zemrash, përbëjnë një skenë jo shumë të zakontë në qytetin verior të Irakut, Mosul.
Këtë vit, për të parën herë banorët kanë festuar ditën e Shën Valentinit, që pasi forcat irakiane dëbuan nga qyteti militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Ekstremistët që morën nën kontroll Mosulin në vitin 2014 ndaluan banorët të festonin këtë ditë për 3 vitet e shkuara. Por, tani dashuria është rikthyer në ajër. Shumë dyqane shesin dhurata për Shën Valentin sërish dhe banorët janë të predispozuar të kënaqin e surprizojnë të dashurit e tyre.
Omar Jamal, pronar i një dyqani dhuratash në Mosul, thotë: Falë Zotit, ky vit është shumë i mbarë.
Interesi i konsumatorëve është i madh.
“Ne shitëm gjithçka. Dhurata, arushë pellushi, lule, gjithçka që lidhej me festën e Shën Valentinit është shitur shumë shpejt”, tha më tej ai.
Sipas tij, blerësit më të mëdhenj ishin të rinjtë.
Top Channel