Presidenti i Federatës Botërore të Shahut (FIDE), Kirsan Ilyumzhinov është vendosur në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për lidhjet me qeverinë e Assadit.
Kjo ka vendosur në një situatë të pashembullt këtë federatë, e cila konfirmoi këtë të mërkurë se ka marrë një njoftim nga bankat zvicerane për mbylljen e llogarive të tyre financiare.
Federata thotë është vendosur në një pozitë të vështirë dhe në kërkim të një banke tjetër për të mos dëmtuar këtë sport dhe aktivitetet e parashikuara përgjatë këtij viti.
Vetë Ilyumzhinov mohon akuzat, por SHBA këmbëngul se përmes tij, qeveria siriane e Bashar al-Assad, e vendosur nën sanksione për shkak të konfliktit të përgjakshëm kka kryer transferta bankare.
Ilyumzhinov njihet si figurë kontraverse. Për 17 vite me radhë ai ka drejtuar Republikën e Kalmakias, një rajon i vogël budist në Rusi, i ndodhur në brigjet e Detit Kaspik. Vite më parë, deklaronte në televizion se kishte takuar alienët në bordin e anijes së tyre.
Si President i FIDE-s që prej 1995 ka shpenzuar miliona dollarë për ta shndërruar rajonin e vogël rus në një Mekë të shahistëve, duke ndërtuar edhe një fshat të tërë për organizimin e turneve ndërkombëtarë.
Top Channel