Cleveland mori një fitore të rëndësishme në përballjen e radhës në NBA, ndaj një skuadre si Oklahoma City Thunder.
Skuadra nga Ohio e mbylli këtë sfidë me rezultatin 120-112 në favorin e saj, ku shkëlqeu i zakonshmi LeBron James me 37 pikë, 8 topa në tabelë e po kaq asiste.
Mjaft mirë u paraqit edhe Smith, me 18 pikë, ndërkohë që Rodney Hood e Jordan Clarckson e mbyllën takimin me nga 14 pikë secili. Janë këto shifra që lanë në hije Carmelo Anthony tek Oklahoma, me 24 pikët e tij, Russell Westbrook me 21 pikë e 12 asiste, si dhe Paul George me 25 pikë.
Houston u përball me Minnesotën, ndaj së cilës tregoi një superioritet të jashtëzakonshëm, duke e fituar sfidën me të me rezultatin 126-108.
James Harden ishte në një formë të shkëlqyer në këtë sfidë, ku shënoi 34 pikë dhe dha 13 asiste, ndërkohë që Chris Paul nuk shkoi më shumë sesa kuota e 13 pikëve të shënuara.
Në krahun tjetër, Toëns shënoi 35 pikë dhe rrëmbeu 12 topa në tabelë për Minnesotën, ndërkohë që Jeff Teague e mbylli sfidën me 25 pikë, shifra që nuk i mjaftuan “Timberwolves”-ave për të evituar disfatën.
Për sa i përket Houstonit, me këtë fitore skuadra teksane i afrohet Golden State në klasifikimin e Konferencës së Perëndimit, me 43 fitore e 13 humbje, ndërkohë që bilanci i kalifornianëve është 44 fitore e 13 humbje.
Denver vazhdon të dëmtojë skuadrat e mëdha të NBA-së. Këtë radhë i takoi San Antonios të provojë forcën e Nuggets, që fituan sfidën me teksanët me rezultatin 117-109.
Nikola Jokiç bëri një lojë prakitikisht perfekte përballë “Spurs”-ave, teksa e mbylli sfidën me 23 pikë, 13 topa në tabelë e 11 asiste. Mjaft mirë u paraqit edhe Barton me 20 pikë.
Për San Antonion, Lauvergne me 26 pikë e 11 topa në tabelë ishte më i miri në parket, por vetëm kaq, pasi skuadra e Popovich doli e humbur nga parketi i lojës.
Top Channel