Më shumë pará ushtrisë, Xhaçka takon Stoltenberg

14/02/2018 15:09

Shqipëria angazhohet që deri në vitin 2024 të rrisë deri në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto financimin për Forcat e Armatosura.

Këtë fakt e ka rikonfirmuar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë ministerialit që po zhvillohet në Bruksel.

Xhaçka dhe Stoltenberg kanë diskutuar edhe për angazhimin e trupave shqiptare në misionet ndërkombëtare, ku është vlerësuar roli dhe përfaqësimi i ushtarakëve shqiptarë. Ministeriali i Brukselit i paraprin përgatitjeve për Samitin e krerëve të shteteve të NATO-s në muajin korrik, sërish në Bruksel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA