Kryeprokurorja Arta Marku ka marrë pjesë në analizën e Prokurorisë së Korçës, ku ka kërkuar aplikimin e Marrëveshjes dhe Urdhrit Penal.

Qëllimi i saj sipas Markut është që prokurorët të jenë më të angazhuar dhe fokusuar tek hetimi i veprave penale me rrezikshmëri të theksuar dhe sensitive për Korçën.

“Mbështesim prokurorët për hetime në lëndën e korrupsionit. Kjo të bëhet duke kërkuar dhe mbështetur forma të reja bashkëpunimi me policinë gjyqësore, agjencitë e tjera në Korçë, si Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), etj. dhe tërheqja e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit. Përkrahim hetime më të thelluara në luftën kundër drogës, ku megjithë suksesin e arritur, e bën të domosdoshme që prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin etj”, është shprehur Marku.

Ajo foli dhe për nëpunësit publike që janë shkelës të ligjit, duke shprehur mbështetjen për prokurorët për identifikimin dhe regjistrimin e veprave të tyre penale. “Nxisim analiza të përbashkëta me organet tatimore dhe doganore për të identifikuar shkelje të ligjit në këto fusha nëse ka, pasi siç del nga raporti për vitin 2017 ka vetëm një kallëzim nga këto organe”, tha Marku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA