1.5 kg heroinë janë sekuestruar në Kakavijë nga policia, teksa në pranga është vënë një 37-vjeçar.
Elton Ferko nga Fieri është paraqitur në dalje të Shqipërisë për të udhëtuar drejt Greqisë me autobuzin e linjës Tiranë – Athinë.
Pas procedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavije, autobuzi është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.
Nga kontrolli fizik i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare 37-vjeçarit iu gjetën dy pako në trup dhe një pako në çantën e dorës me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.
Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Top Channel