Banorët e fshatrave Shelli dhe Vig në Macukull të Matit kanë dalë të protestojnë në zonën e Grykës së Valit, sepse aty prej kohësh një kompani po punon për të nxjerrë gurë.
Ata thonë se po ju shkatërrohen kullotat por edhe pyjet.
“Këtu prishet mjedisi, prishen pyjet, kullotat brez pas brezi. Janë dy fshatra së bashku,” shprehet një banor.
“Shkatërrohet një bukuri. Për mua është një vend i shenjtë,” thotë një tjetër banor.
Banorët thonë se janë ankuar në Bashkinë e Matit. Drejtori i pyjeve në këtë bashki tregon se janë bërë kontrolle dhe në fund është marrë një vendim.
“Ky është urdhëri i pezullimit që i ka dërguar grupi i punës me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Mat,” shprehet Vehbi Stana.
Megjithatë në terren po punohet. Kjo ishte arsyeja që banorët shkuan ta pengojnë fizikisht punën.
Inspektori i Mjedisit në Dibër tregon se ka patur një kontroll në terren por nuk ka dijeni për rezultate.Ai ka të dhënat e hapësirës ku po punohet.
“Sipërfaqja totale që shfrytëzon është 0,39 kilometra katrorë. Pastaj pikat ku ai do marrë pjesën e gurit dekorativ apo granit janë të përcaktuara në kordinata në hapjen përkatëse,” thotë Dritan Pjeçi.
Top Channel