Angela Merkel lëkundet në lisharëse me liderin e SPD-së, Martin Shulz, presidentit amerikan, Donald Trump i ka hipur mbi shpinë një ari rus, ndërsa udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un luan me bombë bërthamore.
Këto janë vetëm disa prej flotave satirike në paradën e karnavaleve në Gjermani, në atë që njihet si ‘e hëna e trëndafilave’, ose Rosenmontag. Tradita kërkon që në kamionët me mbulesa shumëngjyrëshe të vendosen karikatura që ironizojnë zhvillimet politike të vitit të kaluar.
Flotat, të cilat u etiketuan si fyese nga kritikët, parakaluan përmes qendrave të qyteteve më të mëdha në krahinën e Rinit verior, përfshirë Këlnin, Dyseldorfin dhe Mainzin. Vitin e kaluar imazhet e Donald Trumit që sulmonte seksualisht Statujën e Lirisë, bënë xhiron e rrjetit.
Websajti zyrtar i paradës njoftoi se mbi 10 mijë njerëz pritej të merrnin pjesë në paradën e këtij viti. Sezoni i karnavaleve këtë vit u çel në 8 shkurt, me ato që njihen si karnavalet e grave.
Top Channel