Ministria e Energjisë mund të vendosë për anulimin e lejeve për HEC-et në lumin Osum vetëm kur të ketë në dorë mendimin negativ të Agjencisë së Mjedisit.

Ministri Damian Gjiknuri tha se vlerësimet e mëparshme kanë qenë pozitive dhe se tani duhet parë nëse ka falsifikim të dhënash apo jo.

“Ai studim që është dorëzuar dhe të gjitha agjencitë që kanë qenë përkatëse të asaj kohe, si në 2013 dhe 2015, 2016 e kanë dhënë mendimin pozitiv. U takon atyre nëse ka të dhëna që qëndrojnë dhe ka të dhëna të falsifikuara. Është autoriteti përgjegjës që duhet t’i shkojë deri në fund. Ministria e Energjitikës është gatshme që nëse bie pra ai akt administrativ, anulohet automatiksht. Ne do të fillojmë procedurat tona”, deklaroi ministri Gjiknuri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA