Kryeqyteti danez kap majat e listës së qyteteve më të shëndetshme dhe më të lumtura në botë. Mbipesha dhe depresioni po rriten në mbarë globin, por jo në Kopenhagen, e kjo nuk lidhet vetëm me prejardhjen vikinge.

Ka disa arsye, përse ai është sot një model i mënyrës sesi mund të krijohen qytete të lumtura në mbarë planetin.

Në vitin 1978, ai iu bashkua nismës së OBSH-së për qytetet e lumtura, një vit më vonë sesa 11 qytetet e para që ishin bërë pjesë e saj, si Barcelona, Sofja, Bremeni apo Dyseldorfi, dhe sot ua ka kaluar edhe atyre vet.

Nuk ka të bëjë vetëm me rrugët e shtruara mirë, por me krijimin e bashkësive të shëndetshme sociale dhe të kënaqura.

Turku në Finlandë, për shembull, u ofron njerëzve përfitime me çmime të ulëta: për 39 euro ata mund të kenë qasje gjashtëmujore në mjedise sportive, vende teatrore dhe koncerte. Newcastle ka nisur sesione kinematografike miqësore për demencën. Vjena ka klasa të përbashkëta stërvitore për fëmijët parashkollorë dhe të moshuarit.

Ndërsa Kopenhageni ka një politikë shumë të mirë shëndetësore, sidomos gjatë këtyre 10 viteve të fundit, e kjo u arrit me vetëm 6 nisma. Promovimi i shëndetit në jetën e përditshme është i pari. Autoritetet janë të kujdesshme me taksat, një e tillë e vendosur vite më parë mbi gjalpin dhe proshutën vendase u konsiderua si tejet e ekzagjeruar dhe u hoq në vitin 2012.

Kopenhageni ofron gjithashtu klinika falas të trajtimit të stresit për këdo që ka nevojë për të. Nismat e tjera përfshijnë vëmendjen e njëjtë për shëndetin mendor dhe fizik, por edhe trajtimin e pabarazive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA