Komisioneri i Emigracionit në Tiranë, takim me Xhafajn
12/02/2018 10:04
Komisioneri për Emigracionin, Dimitri Avramopulos ka mbërritur këtë të hënë në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Komisioneri u takua me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Siç njoftohet nga kjo ministri, në fund të takimit do të firmoset një marrëveshje.
Të martën, Avramopulos pritet që të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.
Top Channel