Çështja “Tahiri”, Vlahutin: Po monitorojmë nga afër procesin
12/02/2018 17:37
Pas shqetësimit të ngritur nga deputetët e Partisë Demokratike për çështjen “Tahiri” në sesionin e parë të takimit të 12-të të KPSA BE-Shqipëri që po mbahet sot në Tiranë, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin u shpreh se kjo çështje po ndiqet me shumë interes.
Vlahurin u shpreh se kjo çështje po monitorohet nga shumë afër.
“Heqja e imunitetit është një përgjegjësi sovrane e parlamentit. Presim me padurim që çështja të përfundojë nga ana e prokurorisë. Ne po monitorojmë nga shumë afër të gjithë procesin dhe presim rezultatet të bëhen publike sa më shpejt”, tha Vlahutin.
Top Channel