Rastet më të vështira të syrit nuk kërkojnë më udhëtim jashtë, zgjidhja është në Shqipëri me Dr. Nishant Taneja nga India
Tirana do të ketë së shpejti një shkollë të re muzike. Themelet e saj, që do të mbajë emrin “Servete Maçi”, janë hedhur në një nga lagjet më të vjetra të kryeqytetit, në njësinë nr. 8.
“U hodhën themelet e shkollës së re të muzikës ‘Servete Maçi’. Kështu shpëtojnë njësitë 8 e 9 nga klasat me dy turne, përgatitet një elitë e re për Liceun dhe Akademinë e Arteve. Çdo ditë një punë konkrete për Tiranën, ky është misioni ynë i përbashkët”, shkruan Veliaj.
Shkolla 9-vjeçare “Servete Maçi”, e njohur ndryshe edhe si Shkolla e Muzikës, po rindërtohet nga e para. Ajo ndodhet në Njësinë Administrative Nr. 8, në rrugën e Dibrës.
Shkolla do të ndërtohet nga e para dhe përfshin një sipërfaqe totale prej 3.900 m2. Shkolla do të ketë 4 kate, nga të cilat 3 mbi tokë dhe një kat nëntokë. Krahas laboratorëve dhe ambienteve të tjera, shkolla e re do të ketë 19 klasa për të kaluar mësimin me një turn.
Gjithashtu, shkolla e re është konceptuar që të jetë edhe si një qendër komunitare, pasi është e pajisur me auditore, palestrën e brendshme, një terren sportiv të jashtëm dhe një oborr.
Top Channel