Në këtë sezon të vitit njerëzit preferojnë të frekuentojnë destinacionet e “bardha”. Dardha është një prej destinacioneve turistike, ku përveç peizazhit me dëborë dhe gatimeve tradicionale, është edhe një pistë skish.

Për të gjithë të apasionuarit e këtij sporti, të cilët për të ushtruar këtë sport shkojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, në Dardhë ekziston një pistë funksionale ku mund të ushtrohesh, praktikohesh dhe argëtohesh.

Kjo piste ndodhet vetëm 20 km larg Korçës. Amatorë apo profesionistë nga të gjitha grupmoshat zgjedhin që fundjavën ta kalojnë duke shijuar sportin e skive në Dardhë.

Edhe pse për shkak të borës që i kalon 40 cm, rruga për në Dardhë është pak e vështirë, entuziazmi i një fundjave ndryshe nuk i ndal turistët e shumtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA