NBA, Golden State i jep leksion San Antonios

11/02/2018 12:56

San Antonio Spurs nuk e përballoi dot forcën e Golden State, e dështoi në përpjekjet e tij për ta mundur atë.

Skuadra kampione në fuqi e NBA-së arriti të fitojë sfidën me teksanët me rezultatin 122-105.

Për “Warriors”-at, Klay Thompson ishte i papërmbajtshëm dhe e mbylli sfidën me 25 pikë, ndërsa Draymond Green regjistroi një bilanc me 17 pikë dhe 11 topa në tabelë.

Për San Antonion nuk mjaftuan 20 pikët e Anderson dhe Aldridge për të evituar disfatën.

Mbrëmja e NBA-së pati një tjetër sfidë mes Kalifornisë dhe Teksasit, përballjen mes Dallas Mavericks dhe Los Angeles Lakers, e fituar pikërisht nga Dallasi 130-123.

Për “Mavericks”-at spikati dyshja Barnes-Nowitzki, që shënuan respektivisht 21 dhe 22 pikë. Për “Lakers”-at, Isaiah Thomas debutoi duke shënuar 22 pikë, por që nuk i shërbyen skuadrës kaliforniane, ashtu sikurse edhe 26 pikët e Randle e 22 të Ingram.

Denver e pati shumë të lehtë sfidën me Phoenix, të cilën e fitoi me rezultatin 123-113. Will Barton bëri një lojë shumë të mirë për “Nuggets”-at duke shënuar 25 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Chandler, me 26 pikë.

Kontributin në fitoren e skuadrës së Denverit e dha edhe Jokiç, me 21 pikë. Për Phoenix, paraqitja e shkëlqyet e TJ Warren me 31 pikë rezultoi e kotë, pasi skuadra nga Arizona nuk mundi dot të kalojë Denverin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA