Një sasi prej 96.5 kg kanabis sativa u sekuestrua prej Departamentit të Antidrogës së Epirit gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.

Sipas policisë greke, 5 shtetas shqiptarë të grupmoshave nga 26-50 vjeç u arrestuan në kushtet e flagrancës në vendin e quajtur Laka të Filatit, duke transportuar 5 thasët me kanabis.

Prej verifikimeve rezultoi se lënda narkotike kishte kaluar në kufirin shqiptar që lidh dy vendet, e në vazhdim ishte transportuar për në brendësi të kufirit prej 5 të arrestuarve.

Në momentin e ndalimit, 5 shqiptarët nuk kanë bërë rezistencë.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se, shtetasi 50-vjeçar kishte masë ndalimi hyrjeje në Greqi, ndërsa 4 të arrestuarit e tjerë nuk kishin dokumente qëndrimi në Greqi.

Ata iu thanë agjentëve se drogën do t’iua dorëzonin dy shtetasve shqiptarë, me të cilët kishin komunikuar në telefon, por që nuk e dinin identitetin e tyre real. Për këtë, ata do të paguheshin nga 1.000 euro personi.

Droga dhe 5 celularë u sekuestruan, ndërsa 5 të arrestuarit do të dërgohen në Gjykatën e Igumenicës për masë sigurie mëngjesin e së hënës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA