Dibër, 55 cm dëborë, bllokohen rrugët malore
11/02/2018 19:38
Gjatë pasdites së kësaj të diele reshjet e dëborës janë bërë të dendura në zonat verilindore.
Rrugët nacionale janë të hapura, por në Dibër një pjesë e fshatrave të thella janë bllokuar sepse trashësia e dëborës ka shkuar në 55 centimetra. Mjetet e kanë të vështirë të lëvizin, veçanërisht gjatë natës.
Reshjet e dëborës edhe në juglindje krijuan probleme në lëvizjen e mjeteve. Trashësia e dëborës në zonat e larta ka arritur deri në 40 centimetra, por për shumë njerëz në fundjave ky ishte një lajm i mirë dhe mundësi për të bërë ski.
Top Channel