Pamja: Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, Steblevë

Reshjet e dëborës kanë përfshirë veriun dhe juglindjen e vendit mbrëmjen e së shtunës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Reshjet kanë përfshirë rajonin e Kukësit, duke shkaktuar vështirësi edhe përgjatë Rrugës së Kombit.

Bora ka mbuluar edhe pjesën më të madhe të Qarkut juglindor të Korçës. Zonat malore, por edhe fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës kanë regjistruar intensitet të lartë të reshjeve, duke sjellë edhe probleme në lëvizjen e automjeteve.

Borë ka rënë për disa orë edhe në Devoll, por aksi Korçë-Kapshticë është plotësisht i hapur dhe lëvizet pa probleme, ndërsa në Dardhë bora ka arritur në 40 cm. Për të udhëtuar drejt fshatit turistik, i cili në fundjavë regjistron edhe më tepër turistë, edhe me zinxhirë lëvizet me vështirësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA