Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të dy shtetasve të akuzuar për “shkatërrim të rrjetit të ujësjellësit”.
Gjatë aksionit për ujin e pijshëm, të ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me “blutë” e kryeqytetit, ditën e shtunë është konstatuar se D.K. dhe Q.Xh., të moshave 48 vjeç dhe 20 vjeç respektivisht, kanë pasur lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.
Procedimi penal është nisur nga specialistët për krimet në Komisariatin Nr. 1 të Policisë, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Top Channel