Qendra shëndetësore e fshatit Kuç në Vlorë është një gërmadhë. Aty nuk mungojnë pajisjet dhe ilaçet por edhe pllakat në toke, dritaret e dyert.
Në këtë qender duhet të sigurohet ndihma e parë mjekësore për 1200 banorët e kësaj zone. Në këtë gjendje kjo qendër ishte edhe para një viti. Infermieri që punon pranë saj thotë se ka kërkuar ndërhyrje por nuk ka marrë përgjigje.
“Problemet e qendrës shëndetësore i kemi ngritur vazhdimisht. Së pari i kemi drejtuar bashksië HImarë, së dyti drejtorisë shëndetit publik. Së bashku drejtoria jonë, shëndeti publik dhe kryeplqësia i kemi dërguar shkresë zyrtare ministrisë së Shëndetësisë”, thotë infermieri Merqez Demaj.
Ata që vijnë për të kërkuar ndihmë mjekësore në këtë qendër, revoltohen nga gjendja.
“Këtu kushtet janë tërësisht të papranueshme për një institucion shëndetësor”, thotë prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj.
Kjo qendër supozohet që tre vite më parë të jetë rikonstruktuar. Por këtu nuk ka gjurmë të ndonjë investimi. Qendra është brenda zonës së Himarës.
Top Channel