Pas vizitës së Arta Markut, Fatmir Xhafaj paralajmëron ndryshime në Policinë e Vlorës

10/02/2018 17:56
Foto ilustruese

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Polcisë së Shtetit u ndalën në Vlorë në një takim me strukturat vendore të uniformave blu.

Në një konferencë publike, Fatmir Xhafaj shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me punën e strukturave të Policisë së Vlorës dhe paralajmëroi ndryshime.

“Do të ketë një organizim të ri dhe të mirëpërcaktuar të policisë. Kemi hyrë në një fazë tjetër, atë të goditjes së grupeve të strukturuara kriminale. Nuk jemi shumë të kënaqur me punën e strukturave të Policisë së Vlorës”, deklaroi ai.

Një ditë më parë, në Vlorë u ndal kryeprokurorja Arta Marku. Në analizën e saj, Vlora prej kohësh, njihet si një vend prodhues i kanabisit, edhe i drogërave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishëm tranziti për në vendet e Europës, specifikisht favorizuar nga linja bregdetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA