Shkencëtarët krijojnë çantë nga kolagjeni i një dinozauri, ankand në Amsterdam për më shumë se gjysmë milioni dollarë Donald Trump ka bllokuar dokumentin demokrat që kundërshton memon republikane me pretendimin se Presidenti aty paragjykohet në lidhje me hetimin e FBI-së në çështjen ruse.
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se shefi i saj nuk mundi të deklasifikojë shkresën për shkak të “disa paragrafëve të ndjeshëm” që krijojnë “shqetësime për sigurinë kombëtare”. Një panel i Kongresit këtë javë votoi njëzëri për publikimin e dokumentit, për të cilin demokratët thonë se përmban korrigjime ndaj gabimeve dhe të pathënave të draftit republikan.
Javën e kaluar, Trump i sfidoi paralajmërimet e Byrosë Federale të Hetimit ndaj nxjerrjes së memos republikane që pretendonte se agjencia kishte abuzuar me pushtetin e saj duke hetuar një këshilltar të Presidentit si pjesë e hetimit të tij ndaj ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Demokratët këmbëngulin se dokumenti i ka mbledhur informacionet sipas dëshirës dhe se është çorientues. Në fillim të javës, Komiteti i Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve votoi unanimisht për deklasifikimin e memos demokratike prej 10 faqesh, që synonte balancimin e asaj republikane, e pas veprimit të Trumpit, lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer e cilësoi publikimin e saj si çështje të një “drejtësie themelore” dhe e nxiti kreun e shtetit të tregojë se nuk po përpiqet që t’i vërë shkopinj nën rrota hetimit të Rusisë.
Top Channel