Borë e mjegull në Rrugën e Kombit
10/02/2018 21:32
Pas jug-lindjes së vendit, reshjet e borës kanë përfshirë me intensitet edhe zonën veri-lindore. Në aksin Fushë-Dukagjin-Tuneli i Kalimashit të Rrugës së Kombit, trashësia e borës ka rritur në 5 centimetra.
Në rrugë janë vendosur pesë mjetë borëpastruese nga ana e kompanisë mirëmbajtesë të rrugës.
Qarkullimi vështirësohet edhe më shumë për shkak të pranisë së mjegullës.
Raportohet se rruga është e qarkullueshme, por drejtuesve të makinave u kërkohet që të tregojnë kujdes dhe të lëvizin me pajisje dimërore pasi pritet që reshjet të vijojnë edhe në orët e natës.
Vështirësi në qarkullim paraqitet edhe në akset dytësore në Qarkun e Kukësit, ku autoritetet bëjnë thirrje që të bëhet kujdes.
Top Channel