Zv.Presidenti amerikan në krah të motrës së Kim Jong-un

09/02/2018 17:12

Mike Pence refuzoi të ulej në të njëjtën tavolinë me delegacionin koreano-veriore në darkën e mirëpritjes së organizuar nga Koreja e Jugut me rastin e lojërave olimpike dimërore.

Por, para kësaj zv.Presidenti amerikan dhe motra e Kim Jong-un ishin ulur mjaft pranë njëri-tjetrit në tribunën nga ku shijuan spektaklin e hapjes së lojërave olimpike.

Mike Pence dhe Kim Yo-jong ishin pak metra distancë me njëri-tjetrin, por as afërsia nuk shkriu tensionet.

Që të dy zyrtarët shmangën kontaktin, edhe atë me sy, gjatë gjithë ceremonisë. Pence shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Karen, ndërsa Kim Yo-jong nga anëtarë të delegacionit koreano-veriore në lojërat dimërore.

Megjithëse mes Jugut dhe Veriut komunist nuk ka ende një armëpushim që prej luftës së Koresë, dy vendet që ndajnë gadishullin në këto lojëra marrin pjesë si një skuadër e vetme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA