Policia e Tropojës ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët dyshohet se kanë vjedhur një dyqan, por u është sekuestruar dhe një kallëp tritoli.

Din Sylaj, 22 vjeç, dhe Bledar Gelaj, 23 vjeç, dyshohet se gjatë natës në qytetin e Bajram Currit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e S.D., 47 vjeç, ku kanë vjedhur një sasi lekësh dhe steka cigaresh të llojeve të ndryshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në shtëpitë e tyre, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia prej 170 mijë lekë dhe 80 steka cigaresh të llojeve të ndryshme.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e Din Sylaj, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kallëp tritoli.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Vjedhja kryer në bashkëpunim”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA