Telefonat e posaçëm “Galaxy Note 8 Olympic Edition” të Samsung, të prodhuar enkas për sportistët e lojërave olimpike dimërore, që nisën në Korenë e Jugut, për pak shkaktuan një incident diplomatik mes Penianit dhe Teheranit.
Kreu i komitetit organizativ të lojërave olinpike të Pyeongchang i kërkoi ndjesë Iranit për një lajm të përhapur se ekipi olimpik iranian dhe ai koreano-verior nuk do të merrnin telefonat Samsung Galaxy Note 8.
Ndjesa e Lee Hee-beom mbërriti pas reagimit të fortë të palës iraniane. Në Teheran, ambasadori koreano-jugor u thërrit nga Ministria e Jashtme për të dhënë sqarime.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane e interpretoi lajmin si “të pamoralshëm dhe që bie ndesh me shpirtin e garave olimpike”.
Çështja shkoi deri atje sa Prokurori i Përgjithshëm iranian të thërriste për sqarime edhe kreun e Samsung për Iranin.
Situata u sqarua dhe atletët iranianë do të marrin Samsung Galaxy 8 Olympic Edition, por në rrjetet sociale shumë iranianë mbajnë ende mëri, duke bërë thirrje që të bojkotohen produktet e Samsung.
Samsung dhuroi i dhuroi mbi 4 mijw pajisje tw tilla komitetit organizative tw lojwrave olimpike.
Top Channel