Gjiknuri fton investimet amerikane: Shqipëria, potencial në fushën e hidrokarbureve

09/02/2018 16:58

Në përfundim të vizitës në Shtetet e Bashkuara, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri u prit në një takim nga Zv.Sekretari i Departamentit të Energjisë, Dan Brouillette.

Brouillette i shprehu Gjiknurit gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të dhënë ekspertizë për ato çështje për të cilat qeveria shqiptare e shikon të nevojshme në sektorin e energjisë elektrike dhe fushën e hidrokarbureve.

Në takim është diskutuar edhe në lidhje me sigurinë energjitike dhe korridoret e gazit, ku Uashingtoni vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë në këtë pjesë.

Gjiknuri dhe Brouillette u ndalën edhe tek sektori hidrokarbur, fusha e kërkimit dhe shfrytëzimit të naftës dhe ecuria e projektit të Korridorit Jugor të Gazit, pjesë e të cilit është dhe gazsjellësi TAP.

Në fund, ministri i Energjisë i tha zyrtarit amerikan se Shqipëria mirëpret investimet amerikane edhe në fushën e hidrokarbureve ndërsa ofron potenciale në këtë drejtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA