Foto LSA

“Vota e 21 dhjetorit ishte faqja më e errët në historinë e politikës së jashtme të Shqipërisë. Kjo është një votë kundër interesave mbarëkombëtare shqiptare”, u shpreh Monika Kryemadhi ditën e sotme në Kuvend sa i përket votës së Shqipërisë në OKB për Jeruzalemin.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim theksoi se argumentet e ngritura nga mazhoranca nuk mund të qëndrojnë dhe të bindin dot njeri. “Argumenti që Shqipëria ndoqi BE, është vetëm një mashtrim”, tha ajo.

Për Kryemadhin, kjo do të thotë se Edi Rama nuk kishte asnjë shtrëngim nga partnerët evropian.

“Qëndrimin e shqiptarëve ne i kemi dëgjuar qartë, jo vetëm në vend, por edhe në diasporë, asaj diaspore që Edi Rama i uli kokën me veprimin që bëri. Kryeministri ynë nuk është tjetër vetëm një bylmez. Rama duhet të kishte kujtuar se sa shumë i detyrohen shqiptarët SHBA-ve. Qëndrimi ka qenë i kushtëzuar nga tutorët e Ramës. Shqipëria dhe Shqiptarët kanë qenë mirënjohës ndaj SHBA”, u shpreh Kryemadhi.

Fjala e plotë e Kryemadhit:

Iniciativa e sotme për t’i prezantuar këtij kuvendi një projekt rezolutë reflektuese përsa i përket lajthitjes së pafalshme diplomatike në raport me bashkimin e pashpjegueshëm të qëndrimit të Shqipërisë kundër interesave dhe deklaratës së Presidentit të SHBA Donald Trump për vendosjen e ambasadës së vendit të tij në Jeruzalem, është një hap i duhur në drejtim me raportet tona historike dhe diplomatike me partnerin më të rëndësishëm për interesat strategjike të Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbarë rajonin e kudo ku ata jetojnë.

Në fakt, nuk duhet të kishim ardhur në këtë pikë dhe as nuk duhet të ishim bërë pjesë e kësaj vote anti-amerikane, pasi vendimi i Presidentit Trump për këtë çështje përfaqëson qëndrimin Sovran të popullit amerikan dhe institucioneve të tij të zgjedhura, Kongresi, Senati, administrata dhe Presidenti.

Argumentat që kjo mazhorancë përdori për të fshehur qëllimin e vërtet pas këtij qëndrimi dhe votimi as nuk qëndrojnë dhe as nuk mund të bindin dot njeri, dhe aq më pak administratën amerikane. Argumentin se Shqipëria ndoqi Bashkimin Europian, si një pjesë e detyrimit në kuadër të procesit të integrimit europian është vetëm një mashtrim politik. Vendet e asociuara apo kandidate për në BE kanë vetëm një detyrim në kuadër të politikës së jashtme dhe sigurisë së Unionit. Që kur ky qëndrim është unik nga të gjitha vendet pjesëmarrëse dhe anëtare, ne duhet të ishim të detyruar, (por jo të arsyetuar), për të mbajtur qëndrimin e papërgjegjshëm të kryeministrit të gënjeshtrës. Në rastet kur BE nuk ka një qëndrim unik, çdo vend është I lirë që të mbajë qëndrimin e tij. Kjo do të thotë se asnjë shtërngim nga partnerët europianë nuk kishte Edi Rama dhe mazhoranca e tij e kapur nga krimi, të votonte kundër interesave të SHBA, për më tepër me një votë aspak obliguese. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë që Edi Rama e ka shkelur me këmbë përcakton qartë rolin dhe detyrimin e Shqipërisë si shteti amë për të mbrojtur, promovuar dhe zhvilluar interesat e shqiptarëve kudo në botë.

 

E pra të nderuar kolegë, reagimet e shqiptarëve në Shqipëri i dëgjuam qartë se ç’mendojnëdhe çqëndrim kanë për veprimin e çartur të Edi Ramës.
Qëndrimin e shqiptarëve të Kosovës dhe institucioneve të saj i dëgjuam qartë.
Qëndrimet e shqiptarëve të Maqedonisë i dëgjuam qartë.
Qëndrimet e shqiptarëve në Mal të Zi i dëgjuam qartë.
Qëndrimet e Shqiptarëve në Serbi i dëgjuam qartë.

Dhe besoj se dëgjuam akoma edhe më qartë këto ditë qëndrimin e shqiptarëve të diasporës në SHBA, asaj diaspore që Edi Rama u bën thirrje patriotike të mbështesin Shqipërinë, por që me këtë veprim u uli kokën përpara bashkëqytetarëve të tyre amerikane.

Kryeministri ynë qënuk lë rast pa na treguar sesa i ditur e erudit është, sesa shumë i referohet Ismail Qemalit, Konicës, Nolit e atdhetarëve të tjerë, është një bylmez me demenca historike, politikedhe diplomatik, pasi përpara se t’i kundërvihej SHBA dhe Presidentit Trump, qëndrimin ndaj të cilit në mënyrë të pacipë dhe të turpshme e bëri edhe gjatë fushatës elektorale në SHBA, duhet të kishte kujtuar sesa shumë i detyrohen shqiptarët Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan dhe udhëheqësve të këtij vendi të madh.

 

Edi Rama duhet të kishte kujtuar Presidentin Ëillson dhe platformën e tij në Konferencën e Paqes, ku sanksionoi të drejtën e popullit shqiptar për vetëvendosje në një kohë që ishte pranë copëtimit dhe ndarjes mes fuqive ballkanike të kohës.

Edi Rama duhet të kishte kujtuar qëndrimin e Presidentit Klinton dhe çlirimin e Kosovës nga okupimi dhe në prah prag të shfarosjessë gjysmës së trungut shqiptar.

Edi Rama duhet të kishte kujtuar Presidentin Bush dhe anëtarësimin e Shqipërisë në alencën më të madhe të lirisë dhe demokracisë në botë, NATO.

 

Prandaj qëndrimi i Edi Ramës ka qënë i kushtëzuar nga tutorët e tij dhe aspak nga interesi kombëtar.

Ka një shprehje në gjuhën angleze që thotë “a friend in need, is a friend indeed” që do të thotë: “ një mik që të gjendet në nevojëështë një mik i vërtetë”.

SHBA ka provuar të jetë e tillë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Edhe Shqipëria dhe shqiptarët kanë qënë përherë mirënjohës dhe janë përpjekur të demostrojnëkëtë mirënjohje në çdo kohë.

Po të kishte pritur Presidenti Klinton sa të merrte leje nga Kombet e Bashkuara për të ndaluar shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë, sot asnjë shqiptarë nuk do të jetonte në Kosovë. Edhe Presidenti Bush, I cili shpalli Pavarësinë e Kosovës nga Tirana, po të kishte pritur qëndrimin e unifikuar të Bashkimit Europian, as sot nuk do të kishim një Kosovë të Pavarur dhe nuk do ti festonim asaj 10-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo vetëm udhëhoqën me vendosmëri sulmin, fushatën, shpëtimin dhe çlirimin e Kosovës, jo vetëm e shpallën Pavarësinë e saj dhe e njohën të parët, por dhe e kanë udhëhequr me vendosmëri të gjithë fushatën për njohjen e Kosovës, dhe një ditë para votës në OKB, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB deklaroi me krenari se bashkëshorti I saj është shqiptar, dhe se SHBA po përpiqen që Kosova të marrë njohjen e të gjitha vendeve në OKB dhe do ta vazhdojë ta bëjë këtë deri në fund. Vota e 21 Dhjetorit ishte faqja më e errët në historinë e politikës së jashtme të kësaj qeverie. Kjo nuk është as një votë as për parimet universale të OKB-së për të cilat përlotet aq shumë Edi Rama, as një votë adhurimi për Bashkimin Europian, por është një votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është një votë kundër interesave mbarëkombëtare shqiptare, si dhe shumë veprime të tjera antikombëtare që ai ka kryer për Shqipërinë, siç janë projekti I shndërrimit të Shqipërisë në Republikën e drogës, projekti actual për shndërrimin e Shqipërisë në varrezën më të rrezikshme të mbetjeve europiane, apo akoma më rëndë në projektin nxitës dhe mbështetës për largimin e intelektualëve dhe të rinjve shqiptarë nga Shqipëria. Ju do ta votoni kundër këtë rezolutë që ka propozuar opozita dhe në fakt kjo është vota e dytë kundër që ju keni ndaj SHBA-së dhe Shqipërisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA