Vëllezërit brazilianë që rrezikojnë jetën për muskujt (Foto)

08/02/2018 18:54

Dy vëllezër brazilianë me muskuj jashtë normales kanë zbuluar sekretin e trupit të tyre të përbindshëm: injektimet e rregullta të kimikateve të rrezikshme.

Tony ‘Hulk’ Geraldo (49 vjeç) dhe Alvaro ‘Conan’ Pereira (50 vjeç) kanë nisur të bëjnë injektime që në adoleshencë për t’u bërë sa më të mëdhenj të jetë e mundur.

Burrat nga Rio de Zhaneiro thonë se më parë kanë qenë të fiksuar pas muskujve, ndërsa tani mendojnë se e kanë situatën nën kontroll. Përveç injeksioneve, vëllezërit stërviten 4 orë në ditë dhe ndjekin një dietë shumë strikte, nga e cila konsumojnë 4000-6000 kalori në ditë.

Mjekët i kanë këshilluar vëllezërit muskulozë që të mos injektojnë më kimikatin Potenay B12, pasi ai është për kuajt.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA