Tmerri i “Exchange”-eve, pranga 25-vjeçarit që grabiti 4 pika në 1 muaj

08/02/2018 18:16
Foto Arkiv

Policia e Fierit thotë se ka arrestuar një 25-vjeçar të dyshuar si autor i një serie grabitjesh me armë të pikave të këmbimit valutor në këtë qytet.

I arrestuari është shtetasi Alket Velaj, banues në fshatin Varibob, i cili rezulton i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje dhe shkatërrim prone.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Exchange i fundit”.

25-vjeçari dyshohet se në harkun kohor të një muaji ka grabitur nën kërcënimin e armëve 4 pika të ndryshme të këmbimit valutor. Grabitja e parë ka ndodhur më 3 janar, në lagjen “Apollonia”, e dyta më 9 janar në lagjen “Kastrioti”, e treta më 23 janar në fshatin Levan dhe e fundit më 3 shkurt në lagjen “11 Janari”.

Policia thotë se gjatë grabitjeve, Alket Velaj është ndihmuar nga shtetas të tjerë, për të cilët shton se është duke punuar për arrestimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA