Strategjia europiane e Zgjerimit u pa me entuziazëm nga disa, por ka dhe nga ata që mendojnë se, ndërsa i jepte arsye optimizmi Serbisë e Malit të Zi, 4 vendet e tjera aspirante të rajonit dokumenti i lë duarbosh.

Vlerësimin pozitiv të Komisionit Europian për progresin e Beogradit, shumë vëzhgues e konsiderojnë thjesht një mënyrë për ta joshur atë, me qëllimin ta mbajnë larg ndikimit rus.

Filip Rudiç, i rrjetit investigativ “BIRN”, mendon se strategjia në fakt kishte plot tone pesimiste, siç e tregon paragrafi mbi “ekzistencën e elementëve të qartë të kapjes së shtetit”, përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Bashkë me Maqedoninë, Shqipëria thuhet gjithashtu se po bën “përparim të rëndësishëm” në rrugën e saj europiane. Por vendi ka pasur prej kohësh probleme me zbatimin e reformave gjyqësore të kërkuara nga BE-ja, të cilat kanë vonuar hapjen e kapitujve në negociatat e anëtarësimit.

Reforma e gjyqësorit lidhet me kapitujt më të rëndësishëm dhe nëse zbatohet plotësisht do të ndihmonte edhe në zgjidhjen e vështirësive të tjera. E megjithatë, raporti i fundit i progresit të BE-së, i vitit 2016, vuri në dukje dobësi në pothuajse çdo fushë, përveç mbrojtjes, ku si anëtare e NATO-s, konsiderohet “e mirëavancuar”.

“Nga rreth 40 tregues, – kujton Rudiç, – Shqipëria konsiderohet në ‘fazat e hershme’ në 5 prej tyre, me një ‘nivel të ulët përgatitjeje’ në 15 dhe ‘mesatare’ në 19”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA