Monedhat digjitale deri më tani janë përdorur në disa vende për të blerë bileta avioni, mobilje, muzikë dhe deri edhe pica. Por shumë shpejt, mund të paguani edhe taksat me to.

Të paktën kështu duket se do të vendosin ligjvënësit në Arizona, SHBA. Një vendim ky që do të revolucionalizonte mënyrën se si shteti i koncepton dhe ndërvepron me kriptomonedhat. Sipas raportimeve nga “Fox News” dhe “New York Post”, një projektligj që pritet të miratohet do t’i njihte Bitcoin-it dhe kriptomonedhave të tjera statusin e kartmonedhës, duke mos i quajtur më produkt. Ndërsa një ligj i dytë do të bënte të mundur që të gjithë taksapagueit në Arizona të shlyejnë detyrimet ndaj shtetit me Bitcoin.

“Mesazhi që duam t’i dërgojmë shteteve të tjera brenda SHBA dhe në të gjithë botën është se Arizona është vendi i duhur për teknologjinë e parave elektronike”, deklaroi një përfaqësues i Kongresit të Shtetit të Arizonas, Jeff Weninger. Sipas tij, ky ligj do ta bënte më të lehtë pagimin e taksave për njerëzit.

Një studim i Universitetit “Cambridge” tregoi se në botë sot ka rreth 5,8 milionë llogari unike të kriptomonedhave. Në vitin 2010, çmimi për një Bitcoin ishte vetëm 6 cent, ndërsa sot vlerësohet me 9300 dollarë amerikanë. Majën e arriti në 16 dhjetor të vitit të kaluar, duke u vlerësuar me mbi 19 dollarë amerikanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA