“Gabimet a mëkatet e disa prej nesh nuk i zvogëlojnë përmasat e transformimit”, Rama bën urimin e Vitit të Ri: Shqipërinë afër BE, nuk e solli koha, por përkushtimi ynë
31/12 22:24
Kuvendi ishte mbledhur për të diskutuar çështje serioze, si ajo e ekstradimit të financierit të trafikantëve të dyshuar të drogës, Habilaj, por edhe për mënyrën sesi Shqipëria votoi në Asamblenë e OKB për çështjen e Jeruzalemit.
Por, në 5 orë debat, fjalori i përdorur nga ata që janë përfaqësuesit më të lartë të popullit, linte shumë për të dëshiruar.
“Raki, kokainë, batak, plonc, groshë, tapë, bylmez”, janë disa nga fjalët “e moderuara” të përdorura nga politikanët.
Kjo është një pjesë shumë e vogël e fjalorit të varfër të përdorur për të dhënë argumentet politike në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa vetë argumentet janë një tjetër histori e ngjashme.
Top Channel