Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese ka katër vende bosh dhe vetëm pesë anëtarë me mandat, presidenti i Republikës shpalli të hapur garën për dy vende vakante në këtë gjykatë.

Por ndërhyrja e Presidentit ka pak shanse ta zgjidhë ngërçin e Gjykates Kushtetuese, që është në prag të rënies së saj nëse brenda këtij muaji nuk ngrihet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Sepse me reformën në drejtësi, ky këshill është organi përgjegjës dhe i vetem qe ka kompetencë të vlerësojë kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Por anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë në proces vettingu.

Aktualisht, fati Gjykatës Kushtetuese varet nga vendimi që do të marrë gjyqtarja kushtetuese Vitore Tusha, e cila prej muajsh po vazhdon të qëndrojë në detyrë edhe pse mandati i saj ka përfunduar. Por vendi i gjyqtares Tusha konsiderohet vakant dhe procedura të njëjta për zëvendësimin e saj dhe të ish gjyqtarit Vladimir Kristos duhet të ishin hapur edhe nga Kuvendi edhe nga Gjykata e Larte.

Për dy vendet bosh të lëna nga ish gjyqtaret Sokol Berberi dhe Besnik Imeraj i cili dha dorëheqjen, shpallja e vakancës i përket Presidentit, ashtu edhe siç edhe ndodhi. Por ndërsa për këto dy vende për gjyqtar në Kushtetuese mund të aplikojë kushdo që plotëson kriteret e vjetërsisë, për t’i dorëzuar më pas në Presidencë brenda 22 shkurtit , ligji thotë se presidenti ia përcjell dosjet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organ i cili pra nuk funksionon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA