Një aeroplan me dy vende rrëzohet në Filadelfia, plagosen pasagjerët Njëri prej ndihmësve më të lartë të presidentit amerikan, Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen pas pretendimeve për abuzime nga dy ish-bashkëshortet e tij.
Sekretari i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Rob Porter nuk i pranon akuzat, duke i cilësuar si fyese dhe krejtësisht të pavërteta, por sërish njoftoi se kishte vendosur të largohej.
Akuzat e raportuara më së pari nga “Daily Mail” përfshinin dëshmitë për abuzim fizik dhe psikologjik.
Shtëpia e Bardhë nuk komentoi mbi raportin se 40-vjeçari Porter nuk arriti të merrte shfajësim, pasi FBI-ja intervistoi dy ish-gratë e tij, Colbie Holderness dhe Jennifer Willoughby, të cilat tregojnë histori të ngjashme sjelljeje të vrazhdë e abuzimi, si verbal, ashtu edhe fizik.
Bashkëshortja e tij e parë, Holderness thotë se këshilltari i Shtëpisë së Bardhë e kishte goditur në vitin 2003, kur ishin në muaj mjalti në ishujt Kanarie, e disa vite më vonë e kishte qëlluar me grusht në fytyrë ndërsa kalonin pushimet në Firence të Italisë, e ka postuar edhe një foto ku shihet me syrin e nxirë.
Willoughby ka qenë e martuar me Porterin nga viti 2009 deri në 2013-n. Fjalët e pista do të fillonin që në muajin e tyre të mjaltit, nuk do të kalonin veçse disa muaj e do të nisnin edhe abuzimet fizike. Roli i Porterit në Shtëpinë e Bardhë përfshinte punën me presidentin dhe shefin e tij të stafit, John Kelly.
Top Channel