Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 28-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Sipas burimeve zyrtare ka qënë vetë 60-vjeçari, H.Hysa i cili ka kallëzuar tek efektivët të birin, Dhionisin, pasi sipas tij ai ka ushtruar dhunë fizike. Uniformat blu janë vënë menjëherë në lëvizje duke vënë në pranga 28-vjeçarin për dhunë në familje.

“U arrestua në flagrancë shtetasi : Dhionis Hysa, 28 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në Komisariatin e Policisë Bulqizë është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi H.H, 60 vjeç, se djali i tij Dhionis Hysa, në banesën e tyre, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA