Kryetari i Partisë Demokratike reagoi ndaj ministrit të Jashtëm, Bushati duke e quajtur atë një gënjeshtar sa i përket deklaratës së tij për negociatat me BE dhe votës në OKB për Jeruzalemin.
“Mbani mend këtë fjalë, rrallë herë do keni shansin të shini një mashtrues të pacipë dhe të paaftë nën petkun e ministrit të Jashtëm. Mashtruesi sot vuri fjalët në gojën time, se çfarë i kam thënë Mogherinit. Ju o zullumqarë vutë në gojën e Mogherinit se do hapeshin negociatat me Vettingun. Ja ku jemi sot dhe fjalët e mia kanë dalë. Katër vjet është zhytur Shqipëria keq e më keq. Me kë matet ky? Ky bredh në botë me paratë e shqiptarëve të shajë opozitën. Dëgjo këtu ti i paaftë, mos këput broçkulla këtu, mos këput mufka, torollakërilla”, tha Basha.
Më tej, Basha u shpreh se rezolutat e OKB nuk janë detyruese.
Top Channel