“SHBA pret që hajdutët me çizme të shkojnë në kokërr të burgut”, tha Taulant Balla ditën e sotme në seancën e Kuvendit.

“Të gjithë agjendën tuaj e dinë edhe aleatët tanë. SHBA pret që hajdutët me çizme të shkojnë në kokërr të burgut. SHBA janë të qartë, duan të mos kemi probleme me fqinjët. Sali Berisha dhe Basha, kanë futur kokën nën rënë se nuk po dinë t’i ikin turpit për tradhti. Synimi i përbashkët i Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është drejtësia”, tha Balla.

Më tej, ai përmendi çështje konkrete, si ajo e CEZ. “Saliu nuk e mban dot të vetën. Drejtësia ka në dorë dosjen CEZ. Është koha nën dritën e drejtësisë së re”, tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA