Gjyqtarja Iliriana Olldashi e Gjykatës së Krimeve të Rënda konfirmoi sot masën e sigurisë arrest me burg për tre ish-drejtorët e rrugëve Dashamir Xhika, Aksel Qurduka dhe Albens Alite, të dyshuar për shpërdorim detyre në rrugën Tiranë-Elbasan. Për Xhikën ky është arresti i dytë, pas çështjes së rrugës Elbasan-Gjinar.

Të tre ish-drejtorët e autoritetit rrugor dolën para Krimeve të Rënda, katër dite pasi ndaj tyre u shpall masa e sigurimit personal arrest me burg në mungesë.

Gjatë seancës së njohjes gjyqtarja Iliriana Olldashi mori të njëjtin vendim si i të dielës ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtorëve të menaxhimit të projekteve Aksel Qurduka dhe Albens Alite.

Të tre ata dyshohen të kenë shpërdoruar detyrën me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan si edhe të kenë kryer korrupsion duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik të konsiderueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA