Mbulohen “kurthet” në Tiranë-Durrës, “arnohet” pjesa e dëmtuar e asfaltit

07/02/2018 15:23

Menjëherë pas transmetimit në Top-Channel të problematikës në autostradën Tiranë-Durrës, firma e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugës reagoi duke mbushur gropat e thella në aksin Vorë-Maminas që ishin kthyer në burim aksidentesh.

Por sipas ekspertëve, “arnimi” nuk është një zgjidhje përfundimtare e këtij problemit.

Reshjet e shiut, por edhe mjetet e tonazhit të rëndë, me kalimin e kohës hapin sërish gropat. Autostrada Tiranë-Durrës nuk është e vetmja rrugë ku segmente të caktuara nuk përmbushin standardet e sigurisë rrugore.

Policia i ka kërkuar autoritetit rrugor shqiptar ndërhyrjen në dhjetëra akse. Ndër rrugët kryesore ku kërkohet ndërhyrje riparuese apo në sinjalistikë janë segmente të autostradës Tiranë-Elbasan, por edhe Lushnje-Fier.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA