Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka marrë pjesë në analizën vjetor të Prokurorisë së Elbasanit, si dhe në përurimin e ndërtesës së re të Prokurorisë.
Ajo kërkoi analiza të përbashkëta të organit të akuzës dhe Policisë së Shtetit për ngjarje që janë pezulluar apo që duhet rifilluar hetimi. Për kryeprokuroren, Elbasani është një pikë e nxehtë e grupeve kriminale.
“Prokuroret në bashkëpunim me policinë e shtetit duhet të bëjnë analiza të përbashkëta në lidhje me çështjet e pezulluara, të identifikojnë pikat e dobëta të tyre, veprimet që mund të çojnë në identifikimin e autorëve dhe të rifillojnë hetimet duke shtuar kapacitetet profesionale në funksion të zbulimit dhe ndëshkimit të autorëve. Elbasani rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuar, moderuar dhe prezente në jetën publike të qytetit duke investuar në tregun privat dhe punët publike”, është shprehur znj. Marku.
Pavarësia e prokurorit nuk do të thotë pavarësi nga ligji, është shprehur kryeprokurorja Marku.
“Duhet të hetohen në një mënyrë më efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminalë, me pasuri të dukshme ardhur në mënyrë të paligjshme”, është shprehur Marku.
Ndërtesa e re me mjedise bashkëkohore dhe teknologji me siguri të lartë, përmbush çka mungonte, kushte jetësore pune, në procese pa orar e pushim, të vështirë e të kohëpaskohshëm.
Top Channel