Stani i Ruzhdi Hoxhës është një prej rreth 60 staneve që janë përmbytur 3 herë në tre vite, dy prej të cilave vetëm gjatë dy muajve të fundit.

Në shkurt të 2015, familja u izolua krejtësisht nga uji, ndërsa ngordhën 150 dele. Kjo familje përbëhet nga 8 anëtarë dhe të gjitha të ardhurat financiare i sigurojnë vetëm nga puna në stan.

“Në përmbytjen e dytë neve nuk ka ngelë më asgjë. Jo vetëm unë, por të gjitha stanet”, shprehet Ruzhdi Hoxha, pronar i një stani.

Bashkëshortja e Ruzhdiut, Resmija tregon për dëmet e shkaktuara nga dy përmbytjet e fundit.

“Strehë vetëm te familjarët gjejnë, nuk gjejmë në asnjë vend tjetër. Jemi dorëzuar, i kemi ngritur duart përpjetë”, thotë Resmie Hoxha.

Të njëjtin shqetësim ka edhe pronari i një stani tjetër.

“Aktualisht ne nuk kemi asnjë fije bari dhe kashte. Edhe ndihmat që na ka sjellë bashkia kanë ngelë brenda”, thotë Safet Lika.

Në dy fshatrat Povelçë dhe Derëzezë të njësisë Dërmenas, së bashku me barinjtë e ardhur nga Malësia dhe dimërojnë në këtë zonë, 7 mijë krerë bagëti.

Ato janë fermat blektorale që përmbytja i godet më shumë se kurrë.

Pas ikjes së ujërave, për këto bagëti nuk ka më ushqim sepse kullotat i mbuloi balta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA