Një veshje perfekte? Fatkeqësisht portofoli nuk ta lejon ndonjëherë dhe dëshirat janë ë mëdha. Por ja disa këshilla se si të visheni në modë dhe me një buxhet të vogël.
Nëse nuk e kemi mundësinë të marrim veshje të shtrenjta dhe ekskluzive, mund të zgjedhim me kujdes blerjet, duke zgjedhur veshje pak të kushtueshme por thelbësore në garderobën tonë.
Aksesorët?
Mund edhe të kursesh tek aksesorët supërtrendi. Ka mjaft versione të së njëjtës çantë apo të njëjta syze që e keni parë në vitrina me emër, por për sa kohë do të jenë në modë?Të jemi realistë, thonë ekspertët, jo më shumë se dy muaj. Kështu që zgjidhni një version të lirë, dhe një firmë më pak prestigjioze.
E rëndësishme është pamja
Veshje që i hedhim shpatullave dhe çantat janë një mënyrë e thjeshtë për të qenë elegante për pamjen. Zgjedhim me kujdes një çantë me thekë, për ta kombinuar me një bluzë të ngrohtë e të butë. Do të dukeni sikur sapo keni dalë nga një faqe blogere me rëndësi.
Si Hirushja?
Këpucët janë fiksim për femrat, le ta pranojmë! Për të kursyer dhe për të qenë në modë mjafton të zgjedhësh një imitim kamoshi në vend të lëkurës së vërtetë që është mjaft e shtrenjtë. Ka mjaft modele këpucësh të frymëzuar nga stilistë me famë. Në fund të fundit nuk keni pse të ndjeheni keq pasi vitin e ardhshëm nuk do i përdorni.
Talenti
Pantallonat, të kombinuara me veshjen e duhur të dhurojnë një pamje të rafinuar, qofshin ato xhinse, apo pantallona lëkurë. Ka mjaft modele qoftë dhe klasike, që me këpucët e duhura dhe çantë e duhur, mund të duken sikur janë të shtrenjta.
Top Channel